Secondary Adv

Bordi ul çmimin e naftës me 2 lekë, do shitet 208 lekë/litër, 167 lekë benzina

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të karburanteve, duke ulur naftën në 208 lekë për litër dhe benzinën në 167 lekë për litër.

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë me 2 lekë çmimin maksimal të shitjes së naftës, e cila nga 10 nëntori 2026 do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 208 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është përcaktuar në 167 lekë për litër.


Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i shitjes me shumicë për naftën do të jetë 196 lekë për litër, ndërsa benzina me shumicë do të tregtohet jo më shumë se 155 lekë për litër.


Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi më 10 nëntor, në orën 13:45, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur mund të vendosen ndryshime të tjera në varësi të ecurisë së tregut.


Bordi u ka kërkuar të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve të zbatojnë çmimet maksimale të përcaktuara në vendim. Në rast të konstatimit të shkeljeve, është paralajmëruar pezullimi i aktivitetit për subjektet që nuk respektojnë çmimet e miratuara.


Burimi: Shqiptarja


Më të lexuarat